Kim Kardashian duket atraktive e veshur me kostum me ngjyrë të kuqe, gjatë një mbrëmje në Malibu.
Kim Kardashian dukej joshëse kur u fotografua duke dalë nga makina e saj në Malibu, të hënën në mbrëmje, shkruan Daily Mail.
Ylli i reality-shout dhe biznesmenja 39 vjeçe, tregoi figurën e mahnitshme e veshur me një kostum prej lëkure, me ngjyrë të kuqe, i cili ia theksonte format trupore asaj.
Në pjesën e sipërme kostumi ishte i prerë në pjesën e belit, duke treguar barkun e saj të tonifikuar, ndërsa pantallonat e ngushtë ia theksonin linjat.
Kim i kishte lidhur flokët gërsheta, teksa partneri i saj Kanye West apo dikush nga motrat ose vëllezërit e saj, nuk po e shoqëronin atë në atë mbrëmje.
Bukuroshja së fundi ka zbuluar se ajo u kujdes për Kanye derisa u shërua nga COVID-19 në mars.
Në një intervistë për “Grazia”, ajo tregoi haptas se si e ndihmoi burrin e saj gjatë kohës kur ishte i infektuar me koronavirus.
Kim tha se ajo kohë ishte e frikshme dhe se Kanye ishte infektuar gjatë kohës kur aktori Tom Hanks dhe Rita Wilson kishin konfirmuar se u infektuar me atë virus.