Ky është momenti kur trajneri personal i fitnesit në Brazil shpërtheu pasi e pa gruan duke e tradhtuar me një të pastrehë.
Kamerat e sigurisë shfaqin Eduardo Alves duke ecur pranë veturës së parkuar, dhe sheh përmes xhamit partneren me një burrë tjetër.
I nervozuar me atë që pa, thyen me grushta xhamin e veturës – hap derën dhe futet brenda për ta rrahur burrin që ishte me gruan e tij.
Mediat lokale raportojnë se gruaja e Alves kishte tentuar ta ndihmojë burrin që bënte jetë të vështirë. Megjithatë pas këtij veprimi dyshja janë ndarë, e i pastrehu pas trajtimit mjekësor është liruar nga spitali.