Chrissy Teigen ka pranuar një dhuratë pasi largoi implantet e gjirit javën e kaluar, pas 14 vitesh që i kishte bërë, shkruan The Independent.
Të martën, Teigen ndau me ndjekësit një foto të tortër në InstaStory.
Ëmbëlsira përmbante një gur varri gri me mbishkrimin “RIP 2006-2020” të shoqëruar me gjinj të mëdhenj e të mbuluar me një palë sytjena të zeza, të bërë nga kremi.
Guri i ‘varrit’ ishte si referencë e periudhës kohore në të cilën modelja kishte implantet në gji. Ndërsa, torta duket se ishte dhuratë nga dy miqtë e saj Meghan Mackenzie dhe Luke Dillon.
Javën e kaluar, Teigen njoftoi se procedura mjekësore kishte sukses duke ndarë një fotografi të një karte të lezetshme nga vajza e saj katër vjeçare, Luna.
Në maj, Chrissy zbuloi se ajo ishte duke planifikuar të hiqte implantet e gjirit pasi shpërndau një video ku ajo po bënte një test për koronavirus në shtëpi.