Donald Trump Jr, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpërndarë deklaratën e Emisarit Richard Grenell.
I riu Trump ka shpërndarë deklaratë e Grenellit ku ka shkruar se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është dhe ka qenë gjithmonë kundër Amerikës.
Deklarata e tij është shpërndarë në Twitter dhe ka marrë reagime të shumta.
Grenell ka shkruar se një gjë është e sigurt, se Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka shkruar në Twitter se Kurti ishte edhe kundër dy presidentëve dikur të SHBA’ve, Barack Obama dhe George W. Bush.
Kjo deklaratë e Grenellit vjen pasi Kurti tha se porsa të vjen në Qeveri nuk do ta respektojë marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
“Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të llogarisni që Albin Kurti të jetë kundër Shteteve të Bashkuara. Ai ishte kundër ideve të Obama’s, si dhe ato të Bushit. Simbolizmi nuk paguan qiranë; vendet e punës e bëjnë“, ka shkruar Grenell në Twitter.