Bashkëshortja e Goldit e ka uruar po ashtu festën.
Në familjen Agushi, sivjet Bajrami do të festohet me një anëtar më shumë.
Kjo pasi reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi-Gold AG, është martuar dhe tani familjes së tyre në këtë festë i është shtuar edhe një anëtar më shumë e që është bashkëshortja e tij Ermira.
Goldi i uroi besimtarët me një foto familjare të cilën më pas e ka shpërndarë edhe Ermira dhe e ka uruar festën e Kurban Bajrait.
“Urime Kurban Bajrami nga ne”, ka shkruar Ermira në foton ku shihet pranë vjehrrës dhe bashkëshortit.