spot_img

Edhe kjo ndodhë: Ky serb pritet të bëhet drejtor i policisë së Kosovës

spot_img

Dejan Jankoviç, aktualisht Zëvendës drejtori i Përgjithshëm për Administratë, mund të bëhet shumë shpejt udhëheqës i Policisë së Kosovës.

Jankoviç nund ta zë pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pasi akoma nuk është arritur të zgjidhet drejtorin e ri me konkurs, dhe tash e tre muaj kjo strukturë udhëhiqet me ushtrues detyre.

Por, u.d aktual, Fehmi Hoti, ka shprehur dëshirë që të largohet nga kjo pozitë, sepse nuk e preferon dhe gjithashtu as nuk ka ambicie për t’u zgjedhur drejtor i përgjithshëm, për çka as nuk ka aplikuar në konkurs.

Kështu, në rast se dorëhiqet Hoti, atëherë, sipas ligjit caktohet ushtrues detyre Jankoviç, që në këtë rast ka rastisur të jetë një pjesëtar i komunitetit serb.

Albanian Post ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të dijë se kur do të zgjidhet drejtori i ri, por nuk janë shprehur të gatshëm të japin një përgjigje në këtë pyetje.

Nga MPB vetëm kanë thënë që “përzgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës do të bëhet konform legjislacionit përkatës në fuqi”.

Pse akoma nuk është bërë zgjedhja e drejtorit të ri, është befasuese edhe për ish presonin që mbante këtë pozitë dikur, Rashit Qalaj.

“U bënë më shumë se dy muaj që nga mbyllja e konkursit për drejtor të përgjithshëm dhe tek para disa ditësh nga ministri i Brendshëm është formuar komisioni për emërime të larta në Policinë e Kosovës. Ende mbetet e pa qartë arsyeja pse deri më tani nuk është bërë përzgjedhja e drejtorit”, thotë Qalaj për Albanian Post.

Policia mbeti pa drejtor, tash e më shumë se tre muaj, Samedin Mehmeti dha dorëheqje me arsyetimin zyrtar për “shkaqe personale dhe ndërgjegje profesionale”, pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçares në Prishtinë.

Kush është Dejan Jankoviç?

Ai është pjesë e Policisë së Kosovës, prej fundvitit 1999 dhe fillimisht ka shërbyer në Stacionin Policor të Shtërpcës.

“Një nga arsyet kryesore për t’iu bashkuar SHPK-së ishte se kishte shumë pak pjesëtarë të policisë së UNMIK-ut, dhe SHPK-ja ishte vetëm pak, dhe se siguria ishte në nivel shumë të ulët. Gjithashtu, kisha një dëshirë të madhe për të ndihmuar komunitetin tim, duke shërbyer në polici”, thoshte Jakonviç në një intervistë të tij për Deutsche Welle.

Në shtator 2005 ai ishte ngrit në gradën kolonel dhe ishte emëruar në postin e komandantit rajonal në Gjilan.

Jankoviç kishte pasur një kohë edhe post politik, duke u emëruar në detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme ku shërbeu dy vjet.

Kolonel Jankoviç thoshte për DW se i është dashur vullnet dhe durim për t’i kapërcyer të gjitha barrierat dhe për të fituar besimin të cilin sot e gëzon nga të gjithë kolegët.

“Edhe pse në fillim kishte dyshime për besnikërinë time, besoj se me durimin dhe punën time të palodhur, me vizionin dhe vlerat që kam, arrita të kapërcej disa pengesa dhe të arrij edhe pozicione komanduese në Policinë e Kosovës”, deklaronte ai.

Policia e Kosovës, apo siç njihej dikur Shërbimi Policor i Kosovës – SHPK, u themelua si një organizatë e re dhe shumë etnike me 6 shtator të vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Përgjegjësinë për themelimin e këtij institucioni, e kishte marrë misioni i UNMIK-ut mbi bazën e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /Albanianpost

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img