Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive Kosovës ka qenë në qendër të vëmendjes muajve të fundit.
Që një kohë me mos-rilicenim është duke u përballur Federata e Futbollit të Kosovës, derisa u tha se federatat të cilat janë rilicencuar, i kanë plotësuar të gjitha kriteret.
Pas një hulumtimi të Gazetës ‘Albanian News’ për rekomandimin për rilicencimin e Federatës së Hendbollit, tani duket se ndashëm është vepruar edhe me Federatën e Pingpongut.
Në një rekomandim fillestar për pingpong qenka lëshuar ende pa e plotësuar kriterin e më shumë se 50 për qin të klubeve të cilat kishin plotësuar kushtet.
Nga 39 klube, shihet se vetëm 17 i kanë plotësuar kushtet, derisa 22 sosh nuk i kishin plotësuar kriteret.
Megjithatë, Komisioni për Licencim kishte lëshuar rekomandim pozitiv për FPPK-në.
Në vazhdim e gjeni këtë lëshim nga Komisioni i Licencimit, të dokumentuar, gjë e cila dëshmon qartë se zvarritja e procesit të licencimit të FFK-së është kryekëput e iskenuar nga anëtarët e këtij komisioni: