spot_img

Edhe Messi shkruan pas pensionimit të legjendarit Casillas

spot_img

Iker Casillas konfirmoi dje përfundimisht tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur. Ish-portieri i Real Madrid, Portos dhe Kombëtares së Spanjës fitoi gjithçka në nivel kombëtareje dhe klubesh dhe në fund një problem serioz në zemër imponoi tërheqjen e tij nga fusha e gjelbër. Iker e ka deklaruar më parë se një nga kundërshtarët më të rrezikshëm të tij ka qenë Lionel Messi.

“Pleshti” i ka shënuar gola spektakolarë spanjollit, por edhe Casillas ia ka bërë më të vështirë rrugën drejt golit argjentinasit. Megjithatë, respekti i tyre për njëri-tjetrin është po aq i madh sa edhe rivaliteti i dikurshëm. Leo nuk harron të shprehë keqardhjen e tij për tërheqjen e Casillas dhe t’i kujtojë atij se ishte një nga kundërshtarët më të mëdhenj, i cili ka bërë historinë e futbollit, duke triumfuar në gjithçka.

“Ti ke bërë historinë e futbollit për një kohë të gjatë, jo vetëm se ishe pikë referimi për La Ligan, por edhe sepse ke arritur të fitosh gjithçka në arenën ndërkombëtare. Ishe një portier i jashtëzakonshëm dhe ishte vërtet e vështirë të të kisha si kundërshtar. Por duke parë mbrapa edhe unë mendoj se ishte një rivalitet i mirë, i cili më shtynte të të mposhtja sa herë që ndesheshim me njëri-tjetrin”, u shpreh Messi.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img