Nora vazhdon ta mbështes Robertin edhe pas ndarjes.
Nora Istrefi dhe Robert Berisha ka kohë që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare, shkruan lajmi.net.
Por, edhe pas ndarjes, çifti kanë vazhduar t’i ruajnë raportet e mira me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e tregojnë publikisht.
Roberti është në përgatitje të një projekti të ri televiziv, andaj për këtë e mori edhe përkrahjen publike të Norës.
Përmes një postimi në Instagram, Nora publikoi fotografinë me të cilën paralajmëron emisionin e ri të Robertit.
Ndryshe, dyshja janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Renee.
Projekti i fundit muzikor nga Nora Istrefi është “Dy zemra” në duet me Butrint Imerin, kurse përmes disa fotosesioneve artistja ka paralajmëruar diçka të re. /Lajmi.net/