Edon Zhegrova do t’i mungojë sot Lillet në ndeshjen ndaj Angers, të vlefshme për javën e 30-të në Ligue 1.
Sulmuesi kosovar nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga Paulo Fonsenca për këtë ndeshje, që do të luhet nga ora 17:00.
Sipas “L’Equipe”, Zhegrova mungon sot shkaku i një lëndimi në kofshë. Detaje tjera nuk janë bërë të ditura ende.
Ky nuk është aspak lajm i mirë për 24-vjeçarin, i cili regjistroi paraqitje të shkëlqyer javën e kaluar.
Zhegrova ishte vendimtar me dy gola në fitoren 3:1 Lille ndaj Lorient.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 20 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat.