Edon Zhegrova ka refuzuar transferimin tek skuadra franceze Dijon.
Ky klub që militon në elitën e futbollit francez i kishte bërë gati një kontratë pesë vjeçare yllit kosovar, por në fund ka qenë vet Zhegrova që nuk ka pëlqyer transferimin tek kjo skuadër.
21-vjeçari ishte i huazuar që një vit e gjysmë te Baseli, por tani është rikthyer te Genk.
Gjithsesi Basel mbetet në garë për të nënshkruar me anësorin e Kosovës, por tani Genk po kërkon pesë milionë euro për ta lënë të lirë Zhegrovën.
Dy skuadrat tjera që janë në garë për anësorin prishtinas, janë ekipe të mëdha franceze.
Fjala është për Olympique de Marseille dhe OSC Lille që e kanë përcjellë prej kohësh Edonin.
Sulmuesi anësor i ka bërë të qartë agjentëve të tij se dëshiron të transferohet tek ndonjë skuadër që luan në garat evropiane.
Për momentin ekipet e interesuara për të si Basel e Lille do të luajnë në Ligën e Evropës, ndërsa Olympique Marseille në grupet e Ligës së Kampionëve.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të definohet e ardhmja e Zhegrovës, por e sigurt është se prishtinasi nuk do të mbetet te Genk.