Një yll i TikTok-u është arrestuar në Egjipt, dy ditë pasi ajo bashkë me një influencuese u dënua për trafikim me qenie njerëzore me burgim të rëndë.
Haneen Hossam, 20 vjeçare, postoi një video të hënën në të cilën kërkonte falje, duke thënë që kurrë nuk e kishte lënduar askënd.
Të dielen, një gjykatë në Kairo e dënoi atë në mungesë me 10 vjet burg. Influencuesja tjetër, Mawada al-Adham, 23 vjeçare, që ishte prezente, u dënua me 6 vjet burg, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Ato akuzoheshin se kishin shfrytëzuar vajzat përmes aplikacionit për shpërndarje videosh për të përfituar para.
Verdikti erdhi pesë muaj pasi një gjykatë tjetër ktheu një dënim me burg për dy vajzat që akuzoheshin për “shkelje të vlerave familjare” me videot që postuan në TikTok.
Aktivistët e të Drejtave të Njeriut thanë që dy gratë ishin persekutuar si pjesë të shtypjes që po bënte Egjipti ndaj grave në media sociale.
Hossami, një studente nga Universiteti i Kairos që kishte mbi 900 mijë ndjekës në TikTok u arrestua fillimisht në prill të 2020-s.