Në emisionin ‘Ekipi A’ të dielën u paraqit një vendim zyrtar i FIFA-s, e që ishte ekskluzive, ku lojtari Drilon Cenaj, e ka paditur klubin e FC Prishtina, pasi klubi e prishi marrëveshjen në menyrë të njwanshme.
25-vjeçari nuk ka ndenjur duarkryq, teksa ka paditur në FIFA ish-klubin e tij.
Në bazë të marrëveshjes, ATV mëson se sulmuesi ka fituar të drejtën për pagat.
Rreth 30 mijë euro do kalojnë në llogarinë e Cenajt. Keshtu FC Prishtina nese brenda 45 ditëve nuk ia paguan borxhin Cenajt, do te denohet me bllokim te merkatos nga FIFA.
Kur jemi te lojtari, Cenaj ishte transferuar në Prishtinë në kohën kur klubi ishte në menaxhim nga trajneri boshnjak, Abdulah Ibrakovic.