Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit me shumë eksperiencë Besar Musolli.
Mesfushori 31 vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vjen pas 8 viteve të kaluara në skuadrën nga verilindja e Shqipërisë, KF Kukësi.
Sipas burimeve të Albanian News, Musolli ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare, ku do të përfitojë 65 mijë euro në sezon.
Kështu futbollisti nga Podujeva do të bëhet një nga futbollistët më të paguar në Super Ligën e Kosovës.
Përndryshe Gjilani javën e parë në Superligë pësoi humbje nga Feronikeli me rezultat 4-0./Albanian News