Ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Izraelit, e vlefshme për Grupin I, do të zhvillohet në prani të shikueseve.
Kjo ndeshje e cila ishte paraparë të zhvillohet në muajin tetor, ishte shtyrë për shkak të luftës në Gaza.
Kur jemi te takimi, ai do të zhvillohet të dielën prej orës 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Në tabelë aktualisht Kosova renditet në vendin e katër me shtatë pikë, kurse Izraeli është i treti me 11 pikë./Albanian News