Malisheva vazhdon të godas fortë në merkato.
Pasi zyrtarizoi ish futbollistin e Lirisë, Liridon Fetahaj, sipas burimeve të Albanian News, brenda klubit, Malisheva ka arritur marrëveshje edhe me lojtarin e Prishtinës, Mendurim Hoti.
27 vjeçari i cili luan si mesfushor krahu, pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet.
Kujtojmë që Hoti, në të kaluarën ka qenë pjesë e klubeve si 2 Korriku, Feronikeli e po ashtu ka bërë karrierë jashtë Kosovës, ku në sezonin e 2014-2015, ishte pjesë e Teutës së Durrësit./Albanian News