Edhe një tjetër super futbollist i kanë thënë ‘PO’ kombëtarës së Kosovës në futboll.
Është mesfushori 17 vjeçar Albion Jahaj që aktivizohet për Union Berlinin U19, i cili ka pranuar të luaj për Kosovën.
Talenti i madh është bindur nga projekti i trajnerit U19 të Kosovës Adil Maliqi, shkruan Albian News.
Përndryshe, Jahaj aktualisht është duke u stervitur me ekipin e parë të Union Berlin, dhe gjasat janë të mëdha që sezonin që po vjen të debutojë në Bundesliga.