Trajneri i njohur kosovar Fidaim Haxhiu është bërë me skuadër të re.
Sot drejtuesit e Besa e Kavajës kanë arritur marrëveshje me trajnerin e lindur në Mitrovicë.
Haxhiu i cili së fundmi ishte pjesë e klubit Trepça, do të bëhet trajner i vetëm nga Kosova të cilit i besohet drejtimi i një skuadre në Shqipëri.
Kur jemi te Besa e Kavajës, aktualisht ky klub bën gara në Ligën e Parë të Shqipërisë dhe renditet në vendin parafundit me vetëm 11 të grumbulluara./Albanian News