spot_img

Eksperti i sigurisë paralajmëron të “fortit” e shtetit: Do burgoseni dhe do ju konfiskohet pasuria

spot_img

Qeveria në pushtet tani gjendet në siklet të papërshkrueshëm, sepse pranë deklarimeve dhe lavditë që në shumë raste ia bënin vetes si qeveri e sukseseve, e vërteta po del e kundërt dhe në shesh.

Kështu ka vlerësuar eksperti i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se në këto javë të fundit po ndodhin krime të organizuara të niveleve të larta të njëpasnjëshme, e që në shumicën e rasteve ka dyshime se në këto krime kanë gisht të mëdhenjtë- të fortit e shtetit.

Sipas tij, këto dukuri të fundit në të madhe e kanë dërmuar imazhin edhe ashtu të brishtë të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, si dhe sundimin e ligjit, e që këto janë goditje të rënda të shtetit të Kosovës.

Hajrullah Tërnava

“Arrestimi i një kryetarit të një komunë të Istogut Haki Rugova, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, po e konfirmon se në krye të krimeve të organizuara qëndrojnë të fortit e shtetit. Është e pakuptimtë vendimi i pezullimit i Task Forcës Anti-Korrupsion, kur në këtë formimin e kësaj Task Force kanë investuar shumë edhe BE si dhe Amerika sidomos në specializimin dhe shkollimin profesional të atyre punonjësve të këtij shërbimi, dhe para disa ditëve para se të ndodhë pezullimi i saj, ky shërbim u lavdërua nga EULEX, si i rrallë shërbim që e lufton krimin e organizuar, dhe si i suksesshëm që po e hulumton dhe lufton krimin e organizuar në territorin e Kosovës”, ka thënë Tërnava.

Ai pohon, se mbasi ndodhi pezullimi ose zhbërja e këtij shërbimi pati reagime të ashpra nga shume shtete të BE si Gjermania, Franca, Belgjika, Anglia etj.

“Me këtë pezullim-zhbërje të këtij shërbimi këta pushtetar po na krijojnë dyshime se me këto veprime që i ndërmarrën ndaj këtij shërbimi, vet këta janë të trembur dhe kanë fakte se edhe këta janë nën llupën e vështrimit nga ky shërbim, sikur që u përmend se edhe Ministri i PB Agim Veliu ishte i hetuar nga ky shërbim që kishte nënshkruar kontrata shumë më të shtrenjta se ato të rëndomtat për tabelat e regjistrimit. Prandaj duke i parë këto rreziqe nga ky shërbim, kjo qeveri ka ndërmarra këtë veprim të zhbërjes së tij që të jenë më të rehatshëm, sepse nëse dikush do të pësoj nga ky shërbim, dihet se ata që janë pasuruar në mënyrë enorme, e ata janë, ata që jenë në poste më të larta shtetërore si Kryetar, Kryeministra, Ministra dhe të tjerë sipas hierarkive të ndryshme, të cilët janë të rrezikuar nga burgosjet në bazë të rezultateve të hetimeve që i kanë ndërmarr”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, këtyre të fortëve të shtetit përpos burgosjeve do t’iu konfiskohet edhe pasuritë e përfituara jashtëligjshme.

“Prandaj këta të “fortit“, edhe kanë urdhëruar Kryeministrin që ta ndërmerr këtë hap të zhbërjes së Task Forcës, se vetëm në këtë mënyrë ata do i shijojnë ato pasuritë e tyre të pista, dhe do të flenë rehat nga zhbërja i këtij shërbimi, e kur dihet se numër i madh i popullatës skajshmërish janë varfëra, dhe ky varfërim po ndodhe ditë e për ditë më shumë. Hetimet e shumta që i ka krye Task Forca, e sipas hierarkisë juridike, fajtore për mos ngritjen e aktakuzave se kush janë të përfshirë në këto vepra kriminale është prokuroria dhe gjyqësia sepse ato në vend që të ngrinin akuza ndaj vepër kryesve, ata i sajojnë lëndët anash-adakta, deri në vjetërsimin e tyre, se me këto veprime e tregojnë lojalitet ndaj shefave të tyre që i kanë emëruar në ato poste aq të larta, dhe në këtë mënyre edhe vetë qëndrojnë gjatë në pushtet dhe po këta zyrtar juridik (prokuror, gjykatës) marrin edhe rroga të shumëfishta edhe në poste tjera, dhe pasurohen sikur urdhërdhënësit e tyre që i kanë emëruar në ato vende të punës, prandaj sa të zgjatë kjo situatë e tillë dhe deri sa nuk ndodhin reforma të mëdha në institucionet e juridike të drejtësisë”, ka thënë Tërnava.

Ai konsideron se Kosova do të qëndrojë kështu sikur që është tani në vendnumërim, pa liberalizim të vizave e mos të flasim rrugëtimin e saj drejt BE.

“Këtë shpjegim që e dhashë më lartë e argumenton krimi i organizuar brenda Ministrisë së Financave nga thesari dhe arka e shtetit, me dokumente në AVUK, që nga një punëtor në këtë ministri i cili arrin që ti tjetërsojë dy milion shtatëdhjetë e shtatë mijë euro, e i cili si i vetëm u arrestua deri më tani, që arriti sipas shpjegimeve të deri tashmë ti bartë ato mjete financiare në atë shumë të madhe në llogari e njerëzve që ai ishte lidhur me ta. Mendoj se shërbimet policore duhen ta zgjerojnë rrjetën e hulumtimeve sepse është e pa mundur që në këtë shumë aq të madhe të tjetërsuara-vjedhura të merr pjesë vetëm një person kur dihet procedura e shumë nënshkrimeve që duhen të ndodhin nga punëtorët zyrtar për deponimin e tyre në llogaritë e të tjerëve. Është për tu habitur se Ministresha e financave e këtij institucioni, e njoftuan opinionin për këtë krim të nivelit aq të lartë, dhe deklaron se nuk ndiejnë përgjegjësi për këtë ndodhi, që s’paku një akt i dorëheqjes së saj, do ishte akt moral i cili do iu epte një edukatë edhe politikanëve në ardhje”, ka thënë eksperti i sigurisë Tërnava.

Sipas tij, kur ndodhin kësi krime të rënda dhe krime tjera, duhet në mënyrë morale të epet dorëheqja, dhe s’paku kanë raste që sikur t’iu ndodhnin të huajve në shtete tjera .

“Në raste të tilla ata menjëherë do të dorëheqësin, por mjerisht për këto veprime, e përkrah edhe vet kryetari i saj Isa Mustafa, i cili po të ishte ashtu si duhet, edhe vetë do të duhej të kërkonte dorëheqjen e saj. Në bazë të këtyre rrethanave sikur janë duke u zhvilluar tani, e sikur në këtë raste, na lënë me nënkuptuar se ndoshta ky rast nuk na qenka i pari, dhe ndoshta kësi raste në të kaluarën paskan ndodhur edhe tjera, e që opinioni ndoshta fare nuk është i njoftuar. Prandaj kjo Ministresh, e sheh këtë njoftim të opinionit si korrektësi dhe të mjaftueshme që e ka bërë. Krimi i radhës i rëndë që ndodhi në Fushë Kosovë në ndërtesën shtetërore të ushqimit, e rëndësishme ku ishte kasaforta e rëndë 300 kg, e që në të ishin dokumente të rëndësishme shtetërore dhe sasi e konsiderueshme e të hollave, e cila ka qenë nën vështrim të policisë dhe punëtoreve tjerë të atij objekti. Pra hajnat arrijnë që për rreth katër ore ta demobilizojnë dhe ta vjedhin arkën dhe e bartin nga ai vend që ka qenë dhe me kamera i përcjellë, dhe deri me tani nuk ka asnjë informacion për zhdukjen e kësaj arke aq të rëndë, përpos që na qenka burgosur polici që ka pasur për detyrë të ruaj arkën e që tani edhe rroli i tij është i dyshimtë në këtë rast”, ka thënë Tërnava.

Ai konsideron se edhe ky rast ishte i pareshtur një pas njëshëm e që po dëshmohet se ditë e për ditë, po kryhen krime të rënda.

“Ne kemi një polici në numra shumë të lartë sa kurrë njëherë, e që në përgjithësi janë rreth 9000, dhe kur raportohet për suksese të kësaj policie, eproret gjithnjë lavdërohen si policia më e suksesshme në rajon, dhe që në të shumtat rastet inkriminuese gati shumë herë janë të përfshirë edhe pjesëtar të policisë. Për të gjitha ndodhitë në vendin tonë, dihet fare mirë që BE-ja është̈ e informuar maksimalisht për strukturat institucionale, dhe ka venë̈ në kriter kryesore luftimin e korrupsionit, që do të thotë̈ se krimi ndodhet në hierarkinë̈ e lartë shtetërorë, dhe se arrestimet eventuale në stadet e ulëta, nuk llogariten luftim krimi. Deri më tani asnjë̈ mega skandal që ka ndodhur nuk ka rezultuar me arrestim dhe gjykim përfundimtar të rastit. Nuk ka shkuar askush në përgjegjësi për vjedhjen e drogës në dhomën e dëshmive në lokalet e Policisë̈ së Kosovës. Nuk është̈ shkuar askush në përgjegjësi as për vjedhjen e gjerave me vlerë në stacionin policor ne Pejë. Në të dyja rastet janë̈ të instaluara edhe kamerat e sigurisë̈ 24 orë. Vetëm këto rastet e fundit që i përkujtuam, e argumentojnë krimin e organizuar edhe në institucionet ku duhej s’paku aty te luftohej krimi në përgjithësi e jo të ndodhe bash në atë institucion më të besueshmin për popullin dhe shtetin tonë”, ka thënë eksperti i sigurisëTërnava.

Sipas tij, për krejt këto të bëra, gisht kanë të mëdhenjtë e shtetit, dhe krejt këto vjedhje si në dhomën e dëshmive në lokalet e Policisë së Kosovës, si dhe vjedhjes në objektet e policisë në Pejë, nuk u zbulua askush nga vepër kryesit dhe askush nuk është dënuar për këto krime të organizuara.

“Deri sa nuk luftohet krimi i organizuar rreptë, dhe të burgosen të gjithë ata që janë përlyer me krimin, sikur që po na e tërheqin vërejtjen BE-së dhe po kërkojnë që ta luftojmë krimin e organizuar nga të mëdhenjtë e shtetit që janë kriminalizuar, dhe pa një luftim të tillë nuk ka shans të ndodh as liberalizimi i vizave, e që tani jemi i vetmi shtet kështu më i izoluar në Evropë, edhe që të mëdhenjtë e shtetit gjithnjë lëvdohen se së shpejti do të ndodhe liberalizimi i vizave, dhe në disa raste edhe ua kanë uruar qytetarëve se ka ndodhur liberalizimi i vizave, pa u turpëruar fare për ato mashtrime që ia bënin popullit, që edhe tani po shihet se jemi shumë larg të liberalizimit te vizave”, ka thënë eksperti i sigurisëtë sigurisë Hajrullah Tërnava.

NGJARJE TË TJERA

spot_img