Armando Broja dhe Domenik Kalvert-Levin do të ishin ‘problem’ për kundërshtarët nëse Evertoni mund të nënshkruajë me shqiptarin”, thotë ish-sulmuesi i famshëm i Arsenalit dhe Evertonit më pas, Kevin Kembëll.
Duke folur ekskluzivisht për “Goodison News”, eksperti i “Sky Sports”, është i mendimit se tani Evertoni është kandidati kryesor për të nënshkruar me 20-vjeçarin, pasi Uest Hemi zgjodhi Skamakën dhe gjithashtu është i ngazëllyer me perspektivën që sulmuesi ka duke u rreshtuar përkrah lojtarit kryesor si Levin për të shkaktuar makthe te mbrojtësit me stilin e tyre të lojës:
“Po, unë mendoj se Evertoni duhet ta fitojë Brojën, ta fitojë atë garë. Lojtar i ri, i mirë. Luajti në Premier Ligë dhe i befasoi disa apo jo? Me paraqitjet e tij, performanca vërtet të pjekura, djalë i mirë. Unë mund të shoh Frenk Lampardin që mund ta marrë atë dhe bashkë me Kalvert-Levin do të ishin një grusht i fortë.
Dy djem të mëdhenj, të fortë në ajër, do të ishin problem për mbrojtësit”, ishin fjalët e Kembëll. Nëse Lampard do të ribashkohej me njeriun, të cilit i dha një debutim në Premier Ligë, në “Stamford Bridge”, kjo do ta rriste ndjeshëm skuadrën e Evertonit pas largimit të Riçarlison. Nga ana tjetër, Brojës do t’i garantohej një sezon me shumë minuta në skuadër, gjë të cilën te Çelsi ka shumë mundësi të mos e ketë.