spot_img

Ekzekutohet 33-vjeçari shqiptar/ Lë pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë

spot_img

Një 33-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës para shtëpisë së tij në Islandë. Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një person të identifikuar si Armando Beqiri, i cili sot më 16 shkurt do të mbushte 33 vjeç. Raportohet se viktima jetonte në Islandë prej shumë vitesh dhe bënte punë të ndryshme.

Ai la pas gruan islandeze shtatzënë dhe një fëmijë të vogël. Miqtë dhe kolegët e Armandos u thanë medieve se ai ka qenë punëtor, i ndershëm, miqësor dhe i besueshëm. Shqiptari u qëllua me 5-10 plumba. Policia ka arrestuar një person të dyshuar si autor të vrasjes.

Ai është një 40-vjeçar nga Lituania. Ai është nxjerrë para gjykatës e cila ka vendosur të mbahet në paraburgim deri të premten e ardhshme derisa prokuroria të sigurojë prova të besueshme. Mediat shkruajnë se janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, por për ta nuk ka detaje.

NGJARJE TË TJERA

spot_img