Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të dy vëllezërve që vranë taksistin 71-vjeçar, Abdulla Budlla.
Mësohet se dy vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë deklaruar përpara policisë, se i moshuari i ngacmonte nënën dhe motrën.
Mendohet se shumë persona në fshat e dinin për lidhjen që i moshuari kishte, dhe kjo ka sjellë edhe zbardhjen e shpejtë të ngjarjes nga ana e Policisë.
Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin. Njëri prej vëllezërve, 32-vjeçari Sajmir Shera, ka qenë i dënuar më parë.