Janë emëruar dhe renditur tashmë 10 “fëmijët e mrekullueshëm” apo talentët më të vlefshëm në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Euro 2024 është vetëm disa orë larg fillimit pasi Gjermania kundër Skocisë nis turneun sot (e premte), me fillim nga ora 21:00.
Spanja, Italia, Anglia dhe Holanda janë gjithashtu në veprim këtë fundjavë dhe disa talentët e rinj më të mirë në këtë turne do t’i shohim teksa dhurojnë shfaqjet e tyre.
Përpara fillimit të turneut, faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt ka renditur talentët më të mirë në Euro 2024.
Ata kanë emëruar dhe renditur yjet më të mirë të moshës nën 19 vjeç, duke shfaqur disa prej talenteve më të mirë në futbollin botëror.
Leo Sauer i Sllovakisë, i cili luan për Feyenoord, renditet i 10-ti përpara polakut Kacper Urbanski dhe turkut Semih Kilicsoy.
Mesfushori Arthur Vermeeren, i cili luan për Atletico Madridin dhe Belgjikën, dhe ylli i Real Madridit, Ardu Guler, renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të gjashtë.
Kobbie Mainoo i Anglisë hyn në listë si i pesti, pasi ka shkëlqyer në Manchester United sezonin e kaluar. Ai ka një vlerë prej 30 milionë euro.
Një përfaqësues i tretë turk, Kenan Yildiz renditet i katërti, ndërsa objektivi portugezi Joao Neves, i cili ka një vlerë prej 55 milionë euro, renditet i treti.
Ylli i Paris Saint-Germain dhe Francës, Warren Zaire-Emery, renditet i dyti me një vlerë prej 60 milionë euro, ndërsa fenomeni i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, është talenti më i vlefshëm në Euro 2024, me një vlerë prej 90 milionë euro.
Top 10 talentët më të vlefshëm në Euro 2024:
1.Lamine Yamal (Spanjë) – 90 milionë euro
2.Warren Zaire-Emery (Francë) – 60 milionë euro
3.Joao Neves (Portugali) – 30 milionë euro
4.Kenan Yildiz (Turqi) – 30 milionë euro
5.Kobbie Mainoo (Angli) – 30 milionë euro
6.Arda Guler (Turqi) – 30 milionë euro
7.Arthur Vermeeren (Belgjikë) – 25 milionë euro
8.Semih Kilicsoy (Turqi) – 12 milionë euro
9.Kacper Urbanski (Poloni) – 7 milionë euro
10.Leo Sauer (Sllovaki) – 5 milionë euro