spot_img

Emmanuel Egbo trajner i ri i Prishtinës?!

spot_img

Nigeriani Emmanuel Egbo pritet të jetë trajner i ri i Prishtinës, pas largimit të Debatik Currit.

Sot (e enjte) Prishtina njoftoi ndarjen me trajnerin Debatik Curri me marrëveshje të dyanshme.

Ndarja mes palëve si duket erdhi shkaku i rezultateve jo të dëshiruara këtë sezon, me vetëm 13 pikë pas 10 ndeshjeve dhe pa fitore në 7 takimet e fundit.

Megjithatë, drejtuesit e klubit kryeqytetas nuk kanë qëndruar duarkryq dhe menjëherë kanë gjetur pasuesin e Currit në stolin e Prishtinës.

Telegrafi mëson se drejtimin e ekipit do ta marrë trajneri nigerian, Emmanuel Egbo.

Egbo është i njohur në futbollin shqiptar pasi për shumë vite ka mbrojtur te Tirana dhe Bylisi përpara se të bëhej trajner.

Egbo me trofeun e fituar si trajner i Tiranës
Si trajner, Egbo e nisi karrierën duke stërvitur portierët pastaj u bë trajner i ekip të parë të Tiranës ku edhe fitoi titullin kampion në sezonin 2019/20.

Vlen të theksohet se nigeriani 50-vjeçar e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe komunikimi me lojtarët nuk do të jetë aspak problem.

Zyrtarizimi i tij pritet të vijë së shpejti.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img