Tiani, vetëm 2 vjeç, nga Kosova është gjetur sot dhe lajmin e bën me dije biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli i cili na njeh edhe me heroin që i shpëtoi jetën vogëlushit.
“Momenti kur heroi i sotëm, Astrit Kryeziu, gjeti Tianin e vogël në pyll. Askush nuk duhet të gjykojë prindërit. Kjo mund ti ndodhë secilit!”, shkruan Pacolli.
Një lajm i bukur dhe emocionues për fundin e lumtur të një historie që i panikoi të gjithë.