Këtë të martë ka ardhur në jetë vajza e parë e reperit shqiptar nga Kosova, Kreshnik Fazliu.
Ajo ka ardhur në këtë botë gjashtë muaj e gjysëm pas martesës së Kreshës me Erzina Shehun, e cila ishte raportuar se në ditën e martesës ishte shtatëzënë dhe se kjo ka qenë një prej arsyeve pse dyshja i kishin dhënë fund beqarisë aq papritur.
Ardhja në jetë e fëmijës së tyre të parë duket t’i ketë gëzuar tejmase, e këtë lajm e kanë ndarë menjëherë edhe me dashamirët e tyre në “Instagram”.
Iza është emri që dyshja ia kanë vendosur vazjës së tyre. Ndonëse i padëgjuar edhe shumë tek shqiptarët, ky emër në fakt del të radhitet goxha lart sa i përket përdorimit në vendet e tjera.
Por cila është domethënia e këtij emri?
Jo rrallëherë rastisë që një emër të ketë kuptime të ndryshme, varësisht nga vendi se ku i vihet. E njëjta mund të ndodhë edhe me emrin e vajzës së Kreshës.
Por, bazuar në të dhënat e një faqe të specializuar për shtjellimin e kuptimit të emrave, del që emri IZA është emër që i takon gjinisë femrore, dhe ka origjinë hebreje, shkruan gazeta Objektiv.
Personat që kanë këtë emër më së shumti jetojnë në Poloni dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky emër ka kuptimin e një premtimi të dhënë nga zoti, ndërsa shërben si variant i shkurtër i emrit Izabela./Objektiv/