Të jesh personazh i njohur ka të mirat dhe të këqijat e veta. Shumë persona të kanë inspirim dhe dashuria e tyre të jep forcë për të ecur para, mirëpo ka dhe nga ato raste kur ndarja nga jeta e personave që të kanë dhënë aq shumë dashuri të trishton pa masë.
Së fundmi moderatorja, Luana Vjollca ka marrë një lajm të hidhur. Një fans i saj është ndarë nga jeta dhe ka qenë motra e të ndjerit ajo e cila i ka shkruajtur Luanë.
Ky lajm e ka prekur shumë moderatoren, e cila ka ndarë e pikëlluar bisedën në rrjete sociale.
“Një lajm kaq i keq. Ledi, s’të njoha kurrë por ti je një pjesë e shpirtit tim. Engjëlli im.”, ka shkruar ajo mes lotësh.