24 marsi është ditë e veçantë për këngëtaren.
Artistja e muzikës popullore sot feston ditëlindjen e saj e cila mbush 28 vite, shkruan lajmi.net.
Ishte vetë, Ëngjëllusha ajo e cila tregoi se sot feston ditëlindjen përmes një postimi të publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Vajza e Shyhrete Behlulit në fotografinë që publikoi ka shkruar: “Sot është ditëlindja ime. Jam e lumtur që edhe ketë vit po e pres e përmbushur dhe falënderues për gjithçka. Ju dua”.
Ëngjëllusha Salihu shihet se ka pozuar në shtëpinë e saj afër shkallëve derisa mori vëmendje edhe veshja elegante.
Me fustan të gjatë me ngjyrë të kaltër dhe një triko të shkurtër që i ekspozoi nga barku, këngëtarja kishte pozuar para kamerës. Theksojmë se veshjen e kombinoi me një palë take ngjyrë bezhë