Pas largimit të trajnerit Faruk Statovci, skuadra e Flamurtarit ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Ballkani.info mëson se skuadra kuqezi ka arritur marrëveshje me trajnerin Erdin Hashani.
Hashani në të kaluarën ka udhëhequr disa skuadra, ndërsa të Flamurtari shkon me mision mbijetesën.
Të kujtojmë se Flamurtari pas gjashtë xhirove ka gjashtë humbje dhe është i fundit në tabelë me zero pikë.