Pas ndryshimeve në bordin e Lirisë, klubi prizrenas ka filluar organizimin për sezonin e ri.
Merret vesh se Erdogan Brando ka bindur kryesin e re dhe do të jetë trajner i Lirisë edhe për sezonin e ardhshëm.
Brando ka nënshkruar kontratë një vjeçare dhe synon rikthimin e Lirisë në Superligë.
Ai morri drejtimin e klubit prizrenas në ndeshjet e fundit, por nuk arriti ta shpëtonte nga rënia në Ligën e Parë.
Brando vite me radhë ishte pjesë e FC Liria si njëri ndër futbollistët kryesor të skuadrës.
Po ashtu ai ishte edhe ndër më të merituarit për sukseset e ish-KF Getoari.
Nën drejtimin e Brandos, tani si trajner, klubi kërkon këndelljen në mënyrë që të rikthehet sa më parë te rezultateve pozitive.