spot_img

Erdogan ky është shekulli i Turqisë

spot_img

Rexhep Tajip Erdogan dërgoi një mesazh të ri tubues përpara raundit të dytë të zgjedhjeve në Turqi këtë mëngjes përmes llogarisë së tij në Twitter.

Në mesazhin e tij Erdogan thotë se me ndihmën e Zotit, 28 maji do të bëhet fillimi i shekullit të Turqisë.

“Tani është koha për të vulosur fitoren e 14 majit me një triumf edhe më të madh”, vijon presidenti turk, duke theksuar se raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi do të zhvillohet një ditë pas 63-vjetorit të grushtit të shtetit të 27 majit të Adnan Menderes.

“Faleminderit secilit prej jush për ndihmën, përpjekjet dhe sakrificat tuaja. E falënderoj Zotin që më ka dhënë shokë të tillë”, shtoi Erdogan.

Duke theksuar karakteristikat e partisë së tij, Erdogan përmend në tëeet-in e tij se “ne jemi një aleancë që e vendosim kombin dhe dashurinë për vendin mbi gjithçka” ndërsa iu drejtua viktimave të tërmetit që e mbështetën atë në zgjedhjet e së dielës duke shkruar “Turqia pret që ne të përmbushim synimet tona, viktimat e tërmetit presin që t’u shërojmë plagët sa më shpejt të jetë e mundur.”

NGJARJE TË TJERA

spot_img