Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO, raporton Anadolu Agency.
Protokolli tani është dërguar në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë.
Erdogan kishte vonuar ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë, duke akuzuar Stokholmin se ishte shumë i butë ndaj militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që ai i konsideron si kërcënime të sigurisë. Turqia gjithashtu u zemërua nga një seri protestash për djegien e Kuranit në Suedi.
Erdogan po ashtu kishte thënë se Bashkimi Europian duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e Turqisë në bllokun europian, përpara se parlamenti turk ta miratojë aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.Ai pati thënë se askush nuk duhet të presë që Ankaraja të bëjë kompromise.