Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar Greqinë me “përvoja të dhimbshme” nëse nuk hyn në bisedime me Turqinë mbi pretendimet e diskutueshme territoriale në Mesdheun Lindor. Të dy vendet kanë qenë në një mosmarrëveshje të gjatë për të drejtat e kërkimit të naftës dhe gazit në atë zonë, ndërsa Turqia ka një konflikt edhe me Qipron për të njëjtën çështje. Të gjitha palët kanë vendosur forcat detare dhe ajrore për të pohuar pretendimet e tyre në rajon.
“Ata ose do të kuptojnë gjuhën e politikës dhe diplomacisë, ose në terren me përvoja të dhimbshme,” tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e djeshme. “Ata do të kuptojnë se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake për të grisur hartat dhe dokumentet imorale të vendosura,” shtoi Erdogan, duke iu referuar zonave të shënuara nga Greqia dhe Qipro si zonat e tyre ekonomike detare. Ai theksoi se Turqia ishte “e gatshme për çdo eventualitet dhe rezultat.”
Një gazetë turke ndërkohë ka raportuar se disa tanke po zhvendoseshin drejt kufirit grek. Gazeta Cumhuriyet tha se 40 tanke po transportoheshin nga kufiri sirian në Edirne në Turqinë veriperëndimore dhe mbanin fotografi të automjeteve të blinduara, të ngarkuara në kamionë. Një zyrtar ushtarak duke folur në kushte anonimiteti, në përputhje me rregulloret e qeverisë, tha se vendosja ishte një lëvizje e rregullt e forcave dhe e palidhur me tensionin me Greqinë.