spot_img

Erdogan provokon sërish: Në i sfidojmë armiqtë tanë në tokë, ajër dhe në det

spot_img

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke folur në një ceremoni diplomimi në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Ankara, është treguar sërish i ashpër me ata që ai i quan kundërshtarë të vendit, teksa duket që nënkupton Greqinë.

Ai tha se Turqia po bën një luftë efektive kundër të gjitha kërcënimeve duke ekuilibruar investimet në industrinë e mbrojtjes dhe burimet njerëzore.

Në lidhje me situatën në Mesdheun Lindor, presidenti u shpreh se së bashku me luftën kundër terrorizmit, Turqia po merret edhe me kërcënimet ndaj të drejtave dhe interesave në rajon, veçanërisht në Mesdhe dhe Egje.

Erdogan shtoi:

Të gjithë ata që na kundërshtojnë në tokë, në ajër ose në det sfidojnë legjitimitetin e Turqisë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur të drejtat tona bazuar në të drejtën ndërkombëtare.
Kujtojmë se tensionet midis Ankarasë dhe Athinës janë rritur gjatë ditëve të fundit, pasi Greqia kundërshtoi eksplorimin e energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor ndërsa përpiqet të shtrihet në territorin detar turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar rezerva në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img