spot_img

Erdogan: Tërmeti i sotëm, fatkeqësia më e madhe që nga viti 1939

spot_img

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka dhënë detaje të reja për tërmetin e tmerrshëm që goditi Turqinë jugore. Erdogan ka bërë të ditur se deri më tani 912 persona kanë vdekur dhe 5 mijë e 383 të tjerë janë lënduar, raporton BBC.

Ai ka thënë se nuk mund të parashikojë nëse mund të rritet numri i viktimave, por ka theksuar se përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Turqia është njëra prej zonave më aktive të tërmetit në botë, për shkak të pozitës gjeografike.

Shumica e Turqisë ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila ndodhet mes pllakave të mëdha – euroaziatike dhe afrikane – si dhe mes një të vogle, arabike. Derisa dy pllakat e mëdha lëvizin, Turqia shtrydhet, thonë ekspertët.

Kjo nënkupton se tërmetet janë shumë të zakonshme në Turqi. Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, në vitin 2022 u regjistruan hiç më pak se 22 mijë tërmete në Turqi.

Shumica e tërmeteve në këtë vend janë vdekjeprurëse. Tërmeti më i madh që e kishte goditur Turqinë deri sot ishte 7.6 ballësh në Izmit më 1999, duke i vrarë 17 mijë njerëz. Tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm, 7.8 ballësh, është më i madh që është regjistruar ndonjëherë në Turqi.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img