ndustria e mbrojtjes turke nuk kufizohet vetëm me eksportin e dronëve dhe sistemeve ajrore. Ajo po kalon në një nivel të ri duke u vendosur praninë e saj në zemër të Evropës.
“Bayraktar” e njohur për prodhimin e dronëve turk dhe në pronësi të dhëndrit të presidentit Recep Tyyip Erdogan, është bërë industria e parë e mbrojtjes turke që merr një numër evropian të TVSH-së.
Por cili është plani i Erdoganit për krijimin e kompanive të reja teknologjike?
A po e shtrinë më shumë pushtetin presidenti turk?
Për këto dhe më shumë në emisionin “Kosova Today” kanë folur Sokol Brahaj, Dibran Gashi dhe Emanuel Bajra.
“Përafrimi i Turqisë për Evropën është esenciale sepse kjo shtyhet në prapaskenë nga vet presidenti Trump. Mos të harrojmë që Trumpi takoi Erdoganin para disa jave, dhe diskutimet janë të tilla që të arrihet një bashkëpunim sa më i afërt, dhe më strategjik në mes Turqisë dhe Evropës”, u shpreh Bajra.
Nga ana tjetër, Gashi thotë se Ergodani ka ushtruar dhunë për të fuqizuar pushtetin e tij.
“Erdogani sillet si sulltan në forma më të moderuara”, thotë tutje Gashi.