spot_img

Ergyn Ahmeti shpallet “Ylli i Javës”

spot_img

Mesfushori Ergyn Ahmeti është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 5-të në Superligën e Kosovës në futboll, ka njoftuar të hënën FFK-ja. Ai ka fituar çmimin “Ylli i Javës” pasi Komisioni i veteranëve të futbollit, ka vlerësuar se ky epitet i jepet më plotë meritë Ahmetit.

Ai pati paraqitje fantastike ndaj Feronikelit ’74, si dhe shënoi gol për të kontribuar në fitoren e Llapit me rezultatin 3:0. Ahmeti është shprehur i lumtur me çmimin e fituar dhe ka premtuar të vazhdojë me paraqitje të mira është në vazhdim të edicionit.
“Jam i lumtur për këtë çmim në aspektin personal por edhe në aspektin ekipor, pasi që kjo është është një shtytje e madhe për ta vazhduar punën tonë me përkushtim. Kampionati është i gjatë por ne kemi filluar mirë dhe do të fokusohemi që nga loja në lojë të marrim pikët maksimale dhe të tregojmë futboll të bukur”, ka thënë Ahmeti që ka falënderuar bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët e Llapit për përkrahjen e vazhdueshme.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img