Njëri ndër lojtarët më të mirë te kampioni i Kosovës, FC Ballkani, në edicionin e fundit, Ermal Krasniqi së fundi u prezantua me fanellën e skuadrës rumune e Cluj.
Ballkani ka fituar hiq më pak se 300 mijë euro nga ky transferim si dhe 15 % të kartonit nga shitja e më-pastajshme.
Suharekasit me skuadrën rumune ishte takuar dy herë në kuadër të fazës së grupeve në Conference League. Aty lojtari kishte rë në sytë e Cluj.
Tani Ballkani duhet mirë t’i bëjë llogaritë për të mbuluar boshllëkun që ka krijuar shkuarja e Krasniqit.
Ndërkaq kampioni aktual i Rumanisë, renditet në vendin e dytë me 44 pikë të grumbulluara, me vetëm një pikë më pak se lideri aktual Farul, me 45 sosh.