Sulmuesi anësor i Kosovës, Ermal Krasniqi ka përfunduar përsëri pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Rumanisë, pas shkëlqimit me Rapidin e Bukureshtit.
Superliga e Rumanisë vazhdon të portretizohet me emra të futbollistave shqiptar, në veçanti atyre nga Kosova.
Edhe kësaj radhe në formacionin e javës të përpiluar nga faqja e specializuar SofaScore gjendet një lojtar shqiptar.
Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Ermal Krasniqi, i cili shkëlqeu me Rapid Bukureshtin në xhiron e 26-të të Superligës së Rumanisë.
Krasniqi u vlerësoi me notë 9.3 duke qenë njëri nga dy lojtarët më të vlerësuar të javës, në formacionin më të mirë.
Djaloshi nga Malisheva në ndeshjen e fundit ndaj FC Hermannstadt shënoi një gol dhe asistoi në golin e dytë të shënuar nga Albion Rrahmani në fitoren 2-0 të ekipit të tij.