Futbollisti nga Kosova, Ermal Krasniqi, po vazhdon shkëlqimin në Rumani me skuadrën e CFR Cluj.
Që prej transferimit të tij në janar, ish-ylli i Ballkanit, Ermal Krasniqi ka treguar formë të lartë, duke shënuar edhe sot për Cluj.
24-vjeçari shënoi kundër UTA Arad, në kuadër të Superligës rumune.
Ndeshja i takon xhiros së 28-të të elitës rumune.
Ky është i tretë në Rumani për Krasniqin. Ai ka regjistruar edhe një asistim.
Ai u transferua te Cluj për 200 mijë euro. Kjo skuadër po kërkon tashmë pesë milionë euro për shërbimet e tij.
Për Krasniqin ka interesim nga disa skuadra italiane.
Krasniqi goal vs UTA pic.twitter.com/wdMgujyWGS
— Romo Vids (@romo_vids) March 2, 2023