Mbrojtësi i Celta Vigos, Joseph Aidoo ka paralajmëruar sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin për ndeshjen e radhës në La Liga.
Celta Vigo dhe Mallorca do të përballen të hënën nga ora 21:00 në kuadër të javës së 29-të në La Liga.
Dy skuadrat janë në kërkim të një vendi për garat evropiane, ndaj edhe rivaliteti mes tyre këtë edicion është rritur dukshëm.
I vetëdijshën për rrezikun që sjell Vedat Muriqi për kundërshtarët, Joseph Aidoo është munduar të frikësojë sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.
“Ai është një lojtar i mirë, i fortë. Por ai vjen në strofkën e luanit”, deklaroi ai
Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi deri më tani ka regjistruar 12 gola në La Liga.
Mallorca zë vendin e 12-të me 34 pikë, dy pikë më shumë ka Celta Vigo në pozitën e dhjetë.