Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi reagoi pas vendosjes së masave të reja më të ashpra nga Qeveria Hoti, për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.
Abazi, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo Qeveri është nën shërbimin e Presidentit Thaçi, pasi paralajmëroi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e që sipas tij e njëjta ishte kërkuar edhe gjatë muajit mars, në kohën e qeverisë Kurti.
“Qytetarët duhet të marrin masa rigoroze ndaj qeverisë Koti që është e paaftë, jo legjitime, kuislingë dhe servile. “Të pabesit nuk i zihet besë”. Këta janë një grumbull i qyqarëve që me gënjeshtra e kanë rrëzuar qeverinë, me pafytyrësi po bëjnë të kundërtën e asaj çfarë kanë premtuar dhe tani duke tentuar të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, gjithë qeverinë e kanë kthyer në shërbim të Thaçit. Njëherë servil, gjithmonë servil”, ka shkruar Abazi.
Sot, Qeveria e Kosovës njoftoi për masat strikte që do ndërmarrë në ditët në vijim, përfshirë ndalimin e riteve fetare, tubimeve publike dhe parasheh dënime për të gjithë ata që shkelin këto masa.
Deri tani numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 4715, 2227 të shëruar dhe 101 viktima.
Ky është postimi i plotë:
‘’ Qytetarët duhet të marrin masa rigoroze ndaj qeverisë Koti që është e paaftë, jolegjitime, kuislinge dhe servile. “Të pabesit nuk i zihet besë”
Këta janë një grumbull qyqarësh që me gënjeshtra e kanë rrëzuar qeverinë, me paftyrësi po bëjnë të kundërtën e asaj çfarë kanë premtuar dhe tani duke tentuar të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, gjithë qeverinë e kanë kthyer në shërbim të Thaçit.
Njëherë servil, gjithëmonë servil!’’/gazetametro.net