Mircea Luçesku është kujdesur për të përmendur sërish Kosovën, pas fitores së mbrëmshme që Rumania mori ndaj Qipros. 4-1 fituan vendasit, ndërsa trajneri i Rumanisë ofendoi sërish Kosovën.
kke
Luçesku i konsideron njerëz të paturpshëm, pasi braktisën ndeshjen në Rumani dhe vunë në pah racizmin e Bukureshtit.
“Ti zgjohesh dhe këto njerëz vijnë, ata thyejnë rregullat dhe kanë të drejtë. Gënjejnë si njerëz të paturpshëm dhe kanë sërish të drejtë. Shpikin të gjithë llojet e gjërave dhe sërish kanë të drejtë. Kjo nuk është e mundur. Duhet të ketë pak mirësjellje në gjithë këtë gjë”, u shpreh trajneri i Rumanisë.