spot_img

Euro ‘24/ Franca takohet me Belgjikën, Portugalia favorite për çerekfinalen përballë Sllovenisë

spot_img

Kanë përfunduar katër duelet e para në 1/8 e finales në Euro 2024, derisa janë përcaktuar edhe katër skuadrat e para çerekfinaliste.

Megjithatë ditën e sotme (e hënë) do të mësohen edhe dy ekipe të tjera që do të kalojnë në çerekfinalen e madhe të Kampionatit Evropian.

Padyshim që dueli kryesor do të zhvillohet në Merkur Spiel Arena në Dusseldorf me fillim nga ora 18:00 ku Franca do të përballet me Belgjikën.

Një duel ku përballë njëra tjetrës janë dy emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe vetëm njëra do të vazhdoj rrugëtimin drejt trofeut të madh.

Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe nga ora 21:00 në Frankfurt, ku Portugalia e Cristiano Ronaldos do të përballet me Slloveninë.

Pasi kaluan nga grupi si të parët në tabelë, portugezët kërkojnë të kalojnë tutje pasi janë favorit në letër dhe CR7 është në kërkim të golit të parë.

Ndërkohë Sllovenia synon që të shkaktojë befasinë më të madhe deri më tani në Euro 2024, pasi synimi është të eliminojnë Portugalinë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img