Arsenal ka pësuar vetëm humbjen e dytë këtë sezon në Premier Ligë. Everton arriti të mposht me rezultat minimal 1:0 Arsenal.
Kështu ‘Topçinjtë’ bëjnë një hap prapa në garën për titull, duke lëshuar tri pikë të arta në ‘Goodison Park’.
Ndeshja e sotme mund të cilësohet si më e dobëta e liderit të Premier Ligës këtë sezon.
Të dy skuadrat regjistruan nga dy goditje drejt portës së Aaron Ramsdale respektivisht Jordan Pickford, por që të dy portierët ishin në nivelin e tyre dhe e mbajtën portën e paprekur.
Kështu pjesa e parë mbyll e barabartë, 0:0.
Pjesa e dytë vazhdoi me raste nga skuadrat, por më konkret ishin Evertoni.
Ata arritën të kalojnë në epërsi prej 1:0, falë golit të shënuar nga James Tarkowski.
Pas një rivënie nga këndi në minutën e 60′ ai shënoi me kokë.
Arsenal më pas tentuan të krijojnë mundësi për të barazuar gjithçka, por nuk arritën të tundin rrjetën e ekipit të Everton.
Me këtë humbje ekipi i Mikel Artetës ruan vendin e parë me 50 pikë, kurse Everton pozicionohen në vendin e 17 me 18 pikë gjithsej.