Futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Fadil Muriqi, i cili vazhdon jetën në Australi, këto ditë po qëndron në Prishtinë.
Ditë më parë ish-mesfushori i kryeqytetasve, u prit nga Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, derisa sonte organizoi takimin e ish-bashkëlojtarëve.
Ai u pa në kafiterinë ‘Bohème’ në Prishtinë të darkonte me Ramadan Cimilin, Jusuf Tortoshin, Edmond Rugova, Ramiz Krasniqi dhe Sahit Kelmendin
Tema e kujtimit për kohën e kaluar kur Prishtina e viteve 80-ta, pothuajse kryente rolin e Kombëtares së Kosovës. Nostalgjia kur stadiumi i Prishtinës dhe përkrahja me Besa – Besë, kur ngulmonte në përballjet e Prishtinës me skuadrat kryesore të Ligës së ish-Jugosllavisë. Pjesa dërrmuese e yjeve të dikurshëm tani zënë vend të angazhuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, e pikëllimi i vetëm është kujtimi për shokët që tani nuk janë në mesin tonë.
Ata sot janë të lumtur me dashnin që ju jep pubiku sikur kur ishin akterë në fushën e lojës e emrin e merituar – Gjenerata e Art.