spot_img

“Falë Zotit shpejtësia e vozitjes ishte e ultë”, aksidentohet deputeti i LVV-së

spot_img

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka bërë të ditur se ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë te rrethrrotullimi në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Korenica ka thënë se ka qenë duke u kthyer me familjen e tij me veturë në banesë, kur është goditur nga një veturë që kishte hyrë në krahun e kundërt.

“Mbrëmë, unë dhe familja pësuam një aksident të vogël përderisa ishim në kthim për në banesë. Vetura Renault që ishte pronë e një serbi, kishte marrë kahjen e kundërt në rrethrotullim, dhe pasi erdh policia e trafikut dhe ja bëri vozitësit testin e alkoolit doli të ishte nën ndikimin e tij“, ka bërë të ditur Korenica.

Sipas deputetit të VV-së, shoferi i cili i përket komunitetit serb, ka qenë nën ndikim të alkoolit, kur e ka ngatërruar kahjen e rrugës.

“Megjithëse në fillim nuk doja ta bëj publike këtë aksident, e mendova që dikujt mund ti shërbejë si mësim. Vozitja nën ndikimin e alkoolit mund të sjell fatalitet, në këtë rast mund të ju duket se po vozitni në kahjen e duhur por përfundoni në atë të gabuar dhe mund të merni jetë njerëzish. Falë Zotit shpejtësia e vozitjes ishte e ultë, përndryshe vetëm një Zot e di si kishte me përfundu”, ka shkruar Korenica në Facebook.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img