spot_img

“Faleminderit Therandë”, Rrahmani njofton me postim prekës largimin nga Ballkani

spot_img

Sulmuesi Albion Rrahmani është larguar nga Ballkani pas dy sezonesh. Klubi nga Suhareka zyrtarizoi sot largimin e sulmuesit, i cili tani e konfirmoi edhe vetë se i ka dhënë fund aventurës dy-vjeçare te “portokallezinjtë”.

Ai ka falënderuar klubin e Ballkanit për përkrahjen dhe besimin që ia kanë dhënë gjatë kësaj periudhe.

“Te dashur miq, adhurues të futbollit e ju përkrahës të klubit FC Ballkani. Me anë të këtij njoftimi dua të ju konfirmoi përfundimin e aventurës time dy vjeqare në klubin e futbollit FC Ballkani. Klub ky që më dha shumë, e më bëri ky që jam sot, si vet ata kampion. Për 2 vite, fituam shumë çka në futbollin vendor e bëmë historin në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Rrahmani.

22-vjeçari falënderoi gjithashtu edhe trajnerët me të cilët ka punuar në të kaluarën, pa harruar edhe tifozët “Xhebrailat”.

“Dua t’i falenderoj të gjithë për përkrahjen dhe besimin maksimal ndaj meje, duke filluar nga kryesia, me në krye presidentin Arsim Kabashi, shtabin teknik me trajnerin dhe profesorin e nderuar, kampionin Ilir Daja. Të gjithë bashkëlojtaret e mi që bashkëarisht u rritëm e më ndihmuan shumë gjatë këtyre 2 viteve, trajnerët e mi të nderuar në të kaluarën, Nehat Kastrati, Faruk Statovci, Senad Alirifa, Arsim Thaqi. Si dhe pa harruar tifozët më të mirë në vend “XHEBRAILAT” dhe gjithë qytetin e mrekullueshëm të Therandës shtëpin time te dytë”, shkroi tutje Rrahmani.

Kurse në fund të njoftimit lamtumirës, Rrahmani premtoi se do ti përcjell dhe nuk do ti harroj asnjëherë ekipin suharekas.

“Ju premtoj që nuk do ju harroj kurrë, do ju bëjë krenar e do ju kem në zemër dhe do ju përcjell gjithmonë. Deri në herën tjetër, mirë u pafshim”, përfundoi Rrahmani.

Sulmuesi 22-vjeçar tani do të kaloj të ekipi rumun Rapid Bukureshti.

NGJARJE TË TJERA

spot_img