Ndonëse, stadiumi mban emrin e babait të tij(Fadil Vokrri), Gramoz Vokrri ka thënë se familja e tij nuk ka pasur bileta për ta shikuar ndeshjen që Kosova e zhvilloi të mërkurën ndaj Spanjës.
Vokrri ka thënë se është e vërtetë që nuk kanë pasur bileta, por e rëndësishme është që të kenë suksese “Dardanët”.
“Po, është e vërtetë. Por, prapëseprapë nuk ka lidhje e rëndësishme është me pas sukses këta djem. Krejt kaluese janë. Kryesorja është që futbolli të ec mirë”, ka thënë Gramozi.
Sa i përket takimit, Kosova pësoi humbje 0-2, në një ndeshja ku “Dardanët” patën raste të mira shënimi që nuk i shfrytëzuan.
Ata mbesin në pozitën e katërt të Grupit I me katër pikë nga katër ndeshje të zhvilluara, kurse Spanja ështe lidere me 16 pikë.