Para se të niset për në Hagë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Prekazin. Aty ai tha se nderoi komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë luftëtarët e UÇK-së.
Familjarët e dëshmorëve e të bashkëluftëtarëve ditëve të fundit kanë qenë nikoqirë të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Vizitat e tilla Thaçi i nisi disa ditë pas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzën ndaj tij.
E, lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba.
Ai përmes një shkrimi të postuar në profilin e tij në Facebook, ka thënë se presidenti ka shkuar Prekaz me i mbush bateritë e patriotizmit para se të shkojë në Hagë për t’u marrë në pyetje.
Ai konsideron se Familja Jashari nuk e pranon në shtëpi, dhe as heronjtë e rënë.
Ja shkrimi i tij:
Paska shkuar Thaçi në Prekaz. Me i mbush bateritë e patriotizmit para se të shkojë në Hagë për t’u marrë në pyetje? Familja Jashari nuk e pranon në shtëpi. Dorën në zemër as heronjtë e rënë Jasharaj sa ishin gjallë nuk e pranonin.